Lajme

Shkëlzen Gashi kritikon Glauk Konjufcën

Analisti, Shkëlzen Gashi, ka thënë që Këshilli Qendror Zgjedhor do ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që të mos lejojë kandimin për deputet të personave që janë të dënuar me vendim të formës së prerë në tre vjetët e fundit.

“Do të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, nëse nuk zbatohet atëherë KQZ-ja bën vepër penale dhe dënohen”, ka thënë Gashi në Rubikon të Klan Kosovës.

“Kështu që ky vendim ka me u zbatu edhe kjo ka veç vonim, pshtim nuk ka”.

“Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, qysh unë e lexova, ishte kristal e qartë. Kemi me pa edhe mrena dy tre ditëve vendimin e institucioneve të tjera që funksionojnë në kuadër të KQZ-së. Qeky ka me qenë vendimi se s’kanë me mujtë me e shkelë këtë vendim”.

Gashi kritikoi gjuhën e ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufcës ndaj kryetares së Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Dakës, si dhe atë të përfaqësuesit të Partisë Demokratike të Kosovës ndaj Yll Buleshkajt.

Për më tepër, ai kritikoi ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmanin, e cila kishte reaguar vetëm për rastin e dytë dhe jo të parin.

“Menoj që ajo [Daka] nuk ka absolutisht asnjë faj edhe thjesht veç po e zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.

“Nuk mujmë me përdorë kritere dhe standarde të dyfishta: Me na pëlqy kur e rrëzon qeverinë, edhe mos me na pëlqy kur i heq prej listave ata që kanë ba shkelje, që janë të dënum me vendim të formës së prerë në tre vjetët e fundit”.

Postime të ngjajshme
Lajme

Këto janë rastet e reja me Covid 19

Lajme

Gjermania fillon “të marrë frymë”, lehtësohen masat anti-Covid

Lajme

Pamje nga momenti kur pejani vjedh çelësat e veturës zyrtare brenda komunës

Lajme

Vazhdon numërimi i votave me kusht: Këto janë rezultatet