
Liverpooli është kualifikuar në fazën tjetër të Kupës FA.
Skuadra e Jurgen Klopp është përballur sonte me Aston Villën në “Villa Park”, shkruan “Zeri.info”.
Ndeshja e fazës 1/32 i takoi “Të Kuqëve” me rezultat bindës, 1:4.
Mane (‘4,’63), Wijnaldum (’60) dhe Salah (’65) i shënuan golat e fitores për Liverpoolin sonte.
Kurse, golin e vetëm dhe të nderit për vendasit e realizoi Barry në minutën e 41-të.
Në këtë ndeshje, Xherdan Shaqiri për Liverpoolin u inkuadrua në minutën e 61-të, derisa shkëlqeu më pas me dy asistime.
Ndërkaq, Aston Villa luajti me grupmoshën U23, pasi skuadra e parë është e karantinuar.