Sport

Shkëlqen Asensio, Real Madridi mposht bindshëm Mallorcën

Gjiganti spanjoll ka vazhduar formën pozitive.

Real Madrid ka arritur të triumfojë me lehtësi 5-1 ndaj Mallorcas, shkruan lajmi.net.

Madrilenët e nisën shumë mirë ndeshjen dhe arritën të kalojnë në epërsi në min e 3’ me Karim Benzemën.

Golin e dytë e shënoi Marco Asensio në min e 24’.

Megjithatë vetëm një minutë më vonë ishte Kang-In Lee që ngushtoi epërsinë me golin e tij për Mallorcën në min e 25’.

Asensio në min e 29’ arriti të shënojë golin e tretë për “Los Blancos”, dhe për rezultatin e pjesës së parë 3-1.

Edhe në pjesën e dytë ‘Mbretërit’ vazhduan me lojë të bukur dhe sulmuese.

Për 4-1, shënoi Asensio në min e 55’ duke kompletuar kështu hat-trickun.

Benzema shënoi golin e tij të dytë personal në min e 78’ për të ngritur epërsinë në 5-1.

Ndërsa për rezultatin përfundimtarë 6-1, u përkujdes Isco me golin e tij në min e 84’.

Ishte kjo ndeshja e parë që Asensio e nisi si startues këtë edicion dhe arriti të shënoi tre gola duke i bërë me dije Carlo Ancelottit që meriton një vend në formacion.

Me këtë fitore Reali vazhdon të kryesojë me 16 pikë pas gjashtë xhirove të para, ndërsa Mallorca ka tetë pikë në pozitën e 10.

Postime të ngjajshme
Sport

Prishtina 1-2 Llapi, golat dhe rastet nga ndeshja e zhvilluar sot në ''Fadil Vokrri''

Sport

Golashënuesit më të mirë pas fazës së parë në Superligë

Sport

Broja bën heroin, sulmuesi shqiptar ia siguron fitoren e parë Southamptonit

Sport

Faza e dytë starton në mesjavë, vëmendja në Gjilan!