LajmeShow Bizz

Shkelë rregullat e komunikacionit: Genc Prelvukaj ka diçka për t’iu thënë

Genc Prelvukaj ka reaguar pasi që dy kosovarë janë dënuar në Shqipëri sepse po vozitnin me vetura luksoze 230 km në orë, në një rrugë të kufizuar me 80 km.

Prelvukaj në një shkrim në Facebook ka thënë se dy kosovarët që u raportua se veturat i kishin marrë me qera në Zvicër duhet të dërgohen për kontrollë mjekësor, të shikohet a janë normal.

“Këta duhet fillimisht të dërgohen në kontrollë mjekësore pastaj nëse rezultojnë normal të hapet proces gjyqësor dhe të zbatohen dënimet maksimale. Dy mije e treqind janë shumë pak. I japin makinës (të cilat i paskan marrë me rent) 230km në orë, në rrugë të kufizuara në 80km. Shpërfillin policinë e Shqipërisë duke ikur dhe mos ndaluar. Rrezikojnë për vdekje njerëz tjerë”, thotë ai.

“Ironia është që shoferët ishin shqiptarë të Kosovës, rreth të dyzetave, me banim të përhershëm në Zvicër, të cilët i nënshtrohen me perpikmeri rregullave atje. Rruga e tyre për të ardhur bie nga Serbia ose Mali i Zi. Të provojne ti japin makinës atje në kete menyre dhe te ikin nga kontrolli i policisë! Turp i madh. Nderojnë rregullat e shteteve të huaja, ndër ta edhe të shteteve me armiqësi ndaj nesh dhe poshtërojnë uniformën e Shqipërisë dhe Kosovës, shtete prej nga janë me origjinë. Plus rrezikojnë fëmijet, gratë e burrat e gjakut të tyre”, thotë Prelvukaj.

Postime të ngjajshme
Lajme

Parashikimi i motit për ditën e diel

Lajme

Përveç temperaturave të larta, Kosova në këto ditë do të zhytet edhe me pluhurin saharian

Lajme

Infektologu kosovar tregon se pse po infektohen të vaksinuarit kundër COVID-19

LajmeShow Bizz

Morena Taraku mesazh publik Edi Ramës! Me fjalë të ashpëra zbulon diçka që nuk e kemi ditur