
Humbja 4-1 e Kukësit ndaj Partizanit i ka kushtuar pankinën trajnerit Skënder Gega.
Burime të besueshme pranë newsport.al bëjnë me dije se tropojanit i është komunikuar vendimi i shkarkimit. 4 gola nuk janë përtypur siç duhet nga presidenca e nënkampionëve të cilët kanë marrë vendimin drastik.
57-vjeçari ka pasur një bisedë të shkurtër me futbollistët pas ndeshjes duke i falënderuar për punën e bërë së bashku.
Pritet që pas pak orësh klubi të zyrtarizojë largimin e trajnerit që mori drejtimin e kuksianëve në fillim të këtij sezoni futbollistik.