Sport

Shkarkimi i Pirlos, reagon Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka reaguar për herë të parë që nga shkarkimi i Andrea Pirlos nga Juventusi.

Pirlo u shkarkua gjatë ditës së djeshme për tu zëvendësuar me Massimiliano Allegrin, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, strategu italian arriti ta kualifikojë Juventusin në Ligën e Kampionëve dhe të triumfojë në Coppa Italia.

Largimi i tij la ndjenja të përziera në Juventus, por tani Cristiano Ronaldo ka shftytëzuar rrjetin e tij social, Instagram për ta falënderuar italianin.

“Faleminderit zotëri, ishte një nder të jesh i menaxhuar nga ti”, deklaroi Cristiano Ronaldo në profilin e tij në Instagram.

Në fakt, Ronaldo pati sezonin e tij më të mirë nën Pirlon që nga trasnferimi i tij në Itali, duke shënuar 33 gola në 36 paraqitje.

 

Postime të ngjajshme
Sport

Gazetari i ‘The Guardian’: Norwich ka transferuar lojtarin më të mirë kosovar

Sport

Lojëra interesante dhe emocione të mëdha dhurojnë fëmijët në garat e “Play-Off-it Nacional”

Sport

Arrihet marrëveshja mes klubeve, Xhaka pritet t’i bashkohet Romës

Sport

EKSKLUZIVE: Donjet Shkodra do të transferohet te skuadra kosovare