Sport

Shkarkimi i çuditshëm – Maradona u bë ‘sherr’ që Duro shkarkoi ndihmësin e tij!

Ngjarje interesante shkarkimesh kanë ndodhur gjatë këtyre ditëve tek Feronikeli.

Kryetrajneri Klodian Duro shkarkoi ndihmësit e tij, Ramiz Dervishi dhe Avni Hasani. Ky i fundit trajner i portierëve.

Derisa Hasani u shkarku për shkak të rrahjes që lojtari Bedri Greca ia bëri ekonomit të klubit, shkarkimi i Dervishit është goxha interesant.

Gazeta Olle mëson gjithë ngjarjen e cila erdhi gjersa palët ndodheshin në tavolinë duke pirë kafe.

Derisa Duro po u shpjegonte në tavolinë karrierhn e begatshme si lojtar i klubeve të ndryshme dhe ndeshjet e shumta të luajtura me Kombëtaren, Dervishi i përgjigjet. “Edhe Maradona ka qenë lojtar i madh, por trajner i dështuar”.

Duro krenohet me krahasimin. “Wow, faleminderit që më krahason me Maradonën”!

Nuk vonon shumë dhe Klodiani del jashtë lokalit, telefonon dikë dhe kthehet për t’ia komunikuar shkarkimin Dervishit.

Klubi i Feronikelit ka paralajmëruar ndryshime pas ngjarjeve të fundit.

Postime të ngjajshme
Sport

Ekskluzive: Në janar largohet nga Dukagjini super sulmuesi që bëri namin në Superligë

Sport

Formacionet e mundshme: Atletico Madrid-Bayern Munich

Sport

Tottenhami synon transferimin e yllit të Seria A

Sport

Shembull për tu ndjekur, Malisheva përfiton 50 mijë euro nga Kuvendi Komunal