Sport

Shkarkimi i Challandesit, vjen reagimi nga “Dardanët”

Bernard Challandes është shkarkuar edhe zyrtarisht nga posti i trajnerit të Përfaqësueses së Kosovës, raporton FrontOnline.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Trajneri zviceran ishte në qendër të kritikave të shumta pas rezultateve zhgënjyese në muajt e fundit.

Tifogrupi zyrtar i përfaqësueses, “Dardanët” e kanë lëshuar një deklaratë, përmes së cilës e kanë falënderuar trajnerin zviceran për punën e deritanishme në Kosovës.

Postimi i plotë i “Dardanëve”:

“Lamtumirat nuk janë asnjëherë momente të gëzueshme, sa janë çast i mirë për reflektim. Ne, tifozët e Kosovës, Bernard Challandes’in dëshirojmë ta falënderojmë për kontributin që dha te Kosova, me aq sa mundi të na ndihmojë. Çdo cikël e ka fundin e tij. I Challandes preku fundin, mirëpo ne do ta respektojmë për momentet e delirit që përjetuam nën drejtimin e tij në disa faza të caktuara.

Nga trajneri i ri dhe zyrtarët që do të punojnë me të, presim rezultate konform pritshmërive objektive, qasje serioze dhe profesionale, si dhe zell të punës.
Suksese pasardhësit, ndërsa trajnerit Challandes – faleminderit dhe shëndet“.

Postime të ngjajshme
Sport

Kthesë e papritur, Mourinho ndryshon mendje për Marash Kumbullën

Sport

Reagon Drenica: Çmimin "Ylli i Javës" e meritoi Denisson

Sport

Arrestohet Afrim Tovërlani, raportohet se i dehur kanosi me thikë Shpend Ahmetin

Sport

Mehmet Bogujevci flet në T7, pasi refuzoi ftesën e Serbisë si mysafir nderi në Botërorin e boksit