Sport

Shkaktoi ndërhyrje brutale ndaj Maxhunit, ky është vendimi i FFK-së për Marmellakun

Lorik Maxhuni është operuar me urgjencë pas një lëndimi të rëndë që e pësoi në duel ndaj Dukagjinit këtë të shtunë (21 maj).

Futbollisti i Flamurtari i detyrua të braktis fushën e lojës, pasi që e pësoi një lëndim të ashpër dhe me urgjencë u bart në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, teksa më pas u operua, shkruan Gazeta Olle.

Sa i përket këtij lëndimi të ashpër, Komisioni disiplinor ka hapur inicim disiplinor për futbollistin e Dukagjinit, Leonard Marmellakun i cili shkaktoi ndërhyrje brutale që do ta mbajë Maxhunin për një kohë të gjatë jashtë fushave të blerta.

Vendimi i plotë nga Komisioni disiplinor:

Inicim disiplinor

-ndaj lojtarit të KF Dukagjini me nr fanelle 16 Leonard Marmullaku dhe nr ID 002345M02.
MOTIVI: Në Në minuten e 90+, ndërhyn brutalisht ndaj lojtarit kundërshtar, duke i shkaktuar lëndim të rëndë (fraktur në këmbë), me ç`rast e ka paaftësuar për lojë për një kohë të gjatë. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes dhe xhirimeve televizive.

Mbetet të shihet ditëve në vazhdim vendimi përfundimtar ndaj Marmellakut.

Postime të ngjajshme
Sport

Gazetari i ‘The Guardian’: Norwich ka transferuar lojtarin më të mirë kosovar

Sport

Lojëra interesante dhe emocione të mëdha dhurojnë fëmijët në garat e “Play-Off-it Nacional”

Sport

Arrihet marrëveshja mes klubeve, Xhaka pritet t’i bashkohet Romës

Sport

EKSKLUZIVE: Donjet Shkodra do të transferohet te skuadra kosovare