Sport

Shiten të gjitha biletat e ndeshjes Kosovë – Çeki

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Janë shitur në një kohë rekord biletat e ndeshjes Kosovë – Çeki.

Pa kaluar as 15 minuta, tifozët e futbollit në Kosovë kanë blerë të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Çeki, e vlefshme për kualifikimet për Euro 2020.

‘Dardanët’ më 7 shtator në ‘Fadil Vokrri’ presin Çekinë, dhe në këtë ndeshje pritet të ketë mbështetje të madhe nga tifozët.

Tashmë të gjitha biletat e kësaj përballje janë shitur.

Kjo nuk është hera e parë që shiten të gjitha biletat për ndeshjet e Kosovës, pasi që nga Liga e Kombeve e deri te kualifikimet për Euro 2020, stadiumi ‘Fadil Vokrri’ çdo herë ka qenë i stërmbushur.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv