Sport

Shikoni momentin kur Klodian Duros i ndërpritet intervista nga shefi i sigurimit të Feronikelit

Feronikeli ka pësuar humbje të papritur nga Arbëria 0-1në Drenas, transmeton Zeri.info.

Skuadra nga Dobraja ka befasuar të gjithë, teksa me këtë fitore është futur fuqishëm në garë për mbijetesën.

Teksa pas ndeshjes trajneri Klodian Duro ishte duke dhënë intervistë, aty është afruar shefi i sigurisë së Feronikelit.

“Me qenë si ti isha larguar menjëherë nga këtu. Nuk ke se çfarë lyp në Drenas më”, i tha shefi i sigurisë së Feronikelit trajnerit Duro.

Duro e largoi duke thënë se bisedojmë pastaj, por ai insistonte që trajneri ta ndërpresë intervistën.

Gjithsesi pas përfundimit të intervistës së Duros, zotëria që ka post te Nikli tha se Duro duhet të largohet nga klubi pasi i ka sjell shumë të këqija Feronikelit.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodh pas kësaj humbje dhe pas kësaj skene në Drenas.

Momenti kur ndodhi kjo përleshje i postuar nga “Sporti në Klan Kosova”:

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=501842181186173

Postime të ngjajshme
Sport

Formacionet zyrtare: Dukagjini – Llapi

Sport

Ylli i Kosovës bën debutimin në Bundesliga me Schalken

Sport

Premi e majme për Dukagjinin, nëse sonte triumfojnë në finale të Kupës

Sport

UEFA cakton gjyqtarin për finalen e madhe të Ligës së Kampionëve