Sport

Shikoni çfarë goli të çmendur ka shënuar talenti francez

Mesfushori Eduardo Camavinga ka bërë një debutim nga minuta e parë me Francën në ndeshje ndaj Ukrainës këtë të mërkurën në mbrëmje.Ai ka shkëlqyer me Rennesin dhe fitoi besimin e Didier Deschamps për dy ndeshjet e këtij muaji.

Camavinga shënoi brenda 10 minutave të ndeshjes për Francën, duke reaguar shpejt në zonën e penalltisë pasi një goditje me kokë të Olivier Giroud që u devijua nga mbrojtja.Por ky nuk ishte një gol i zakonshëm, sepse Camavinga shënoi në mënyrë akrobatike duke e gjuajtur topin në këndin e sipërm.

Me 17 vjet dhe 11 muaj, e bën Camavinga golashënuesin e dytë më të ri në historinë e Francës pas Maurice Gastiger që ka gjetur rrjetën në një moshë më të re në vitin 1914.

Postime të ngjajshme
Sport

Këta janë golashënuesit më të mirë pas tetë xhirove në Superligën e Kosovës

Sport

Këtë sezon Ballkani me Dritën po udhëheqin, por ja si dukej tabela e Superligës pas 8 javëve të sezonit të kaluar

Sport

Në mesjavë xhiroja e nëntë, super derbi në Therandë

Sport

Shkëlqeu me 2 gola dhe 1 asist, Berisha merr një notë të madhe për paraqitjen e sotme me Akhmatin