Sport

Shijoni dy golat fantastik nga Elvis Rexhbecaj në fitoren e madhe të Kolnit ndaj Gladbachut

Mesfushori i talentuar kosovar Elvis Rexhbecaj po bën mjaft mirë këtë sezon me Kolnin në Bundesligë.

Futbollistit në pronësi të Wolfsburgut realizoi në sfidën e sotme dopietë ndaj Borussia Moenchegladbacut, ku rezultati i takimit ishte 1-2 për Kolnin.

Edhe pse pozicioni i tij natyral është mesfushor qendre, Rexhbecaj ka zhvilluar një sezon mbresëlënës me Kolnin.

Në 22 ndeshje të këtij edicioni, ai ka realizuar shtatë gola dhe tre asiste.

Ai mban nënshtetësinë kosovare dhe gjermane. Federata e Kosovës i ka ofruar mundësinë për të luajtur me “Dardanët”, por Rexhbecaj ende nuk ka vendosur se kë shtet do të përfaqësojë.

Postime të ngjajshme
Sport

Munishi tregon se pse Prishtina e mposhti Dritën

Sport

Shorti i Europa League, kur dhe ku do të mbahet

Sport

Pasi mposhtën Dritën dhe Llapin, Adenis Shala ka disa fjalë edhe për Prishtinën

Sport

Tigrat e Zi kërkojnë dorëheqjen nga Klodian Duro