LajmeZgjedhjet 2021

Shifra rekorde: Vjosa Osmani kalon numrin e votave të Albin Kurtit nga viti 2019

U.D e presidentes dhe numri dy i koalicionit Lista Guxo-VV, Vjosa Osmani, ka thyer shumë rekorde në garën e 14 shkurtit.

Siç thonë burime të “Jepi zë” brenda QNR, Vjosa Osmani ka kaluar edhe Albin Kurtin e zgjedhjeve të vitit 2019, i cili pati marrë 183 mijë vota atëbotë.

Mësohet se në zgjedhjet e para dy ditëve, Osmani ka marrë mbi 200 mijë vota, duke u bërë njeriu më i votuar i Listës. Sipas informacioneve të deritashme, ajo ka lënë prapë edhe Glauk Konjufcën, që ndonëse u mendua njeriu i dytë në VV me largimin e Kurtit nga gara, ka mbetur pak vota prapa.

Shifrat akoma nuk janë konfirmuar, mirëpo dihet se 200 mijëshi është kaluar pa u llogaritur votat e diasporës, të cilat mund ta ngrisin akoma këtë shifër.

Ndërkohë, pas Osmanit dhe Konjufcës, në listën e VV-së kanë marrë vota shumë edhe Vasfije Krasniqi dhe Arben Vitia, mirëpo shifrat akoma nuk janë konfirmuar.

Sidoqoftë, duhet theksuar se VV-ja ka pasur rritje të madhë nga 2019-ta. Më 2019, VV-ja i kishte marrë 221 mijë vota, 157 549 vota më pak se më 14 shkurt, kur mori 378 mijë e 550 vota(pa votat e diasporës).

Ndryshe, VV-ja do të thyejë edhe një rekord tjetër, që lidhet me numrin e deputetëve. Për herë të parë, një parti politike ka mundësi të marrë 60 deputetë. Kjo varet nga votat e diasporës dhe ato me kusht, të cilat ende nuk janë numëruar.

Postime të ngjajshme
Lajme

Bahtiri flet për veturën superluksoze “Maybach”: Tregon se cili anëtarë i familjes e bleu atë

Lajme

Ja si po i kalon ditët Ivanka Trump pas largimit nga Shtëpia e Bardhë

Lajme

Zhvarrimi i familjes Jashari, ja si Gërxhaliu e puthi kafkën e komandantit legjendar

Lajme

Agim Bahtiri tregon nëse do të rikandidojë për kryetar të Mitrovicës