Lajme

Shi e breshër i madh në Gjakovë

Në Gjakovë kanë filluar reshjet e mëdha të shiut e breshërit.

Reshjet e shiut vijnë pas temperaturave përvëluese që kanë mbizotëruar vendin këto ditë.

Gazeta Express ka arritur të sigurojë pamje nga momenti i reshjeve të shiut e breshërit në Gjakovë, derisa nuk është mësuar ende nëse është shkaktuar ndonjë dëm material.

Instituti Hidrometeorologjik ka paralajmëruar se në dy ditët e ardhshme pritet të ketë reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

“Vranësirat e dendura të cilat parashihen ta përfshijnë vendin nuk do të jenë stabile dhe si pasojë do të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh”, u tha në njoftimin e IHMK’së të lëshuar të premten.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalist e fortë nga drejtimi i verilindjes”.

Postime të ngjajshme
Lajme

Arrijnë në Kosovë 38 mijë e 400 doza tjera të vaksinës AstraZeneca

Lajme

Me kaq vite burgim mund të dënoheni për zjarrvënie të qëllimshme

Lajme

KEDS njofton për zonat që do të kenë mungesë të energjisë elektrike

Lajme

Valon Syla i lidh përgjimet me Xhelal Sveçlën e Haki Abazin