Lajme

Shfaqet një ‘kamikaz’ në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Një tjetër veturë është futur në kahun e kundër të lëvizjes në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj, shkruan Gazeta Metro.

figure>

Në grupin ‘Marakli t’kerreve’ në Facebook është publikuar një video ku shihet një veturë duke lëvizur në kahun e kundër të lëvizjes.

Video është në xhiruar gati në hyrje të Prishtinës, konkretisht në pjesën e rrugës që të qon në drejtim të Lipjanit.

Anëtarët e grupit këtë veprim e kanë quajtur si akt ‘kamikaz’, kjo për arsyen se një veprim i tillë mund të sjellë deri në një aksident me fatalitet.

Kujtojmë që ditëve të fundit janë shpeshtuar aksidentet në Kosovë, ku vetëm në vikend kanë vdekur pesë persona në aksident. Ndërsa dje në Komoran kanë ndodhur tri aksidente të njëpasnjëshme me 12 vetura.

https://video.gjirafa.com/vetura-ne-kah-te-kundert-mp4

Postime të ngjajshme
Lajme

Rastet e reja me koronavirus janë nga këto komuna

Lajme

Këto janë rastet e reja me koronavirus në Kosovë

Lajme

Kjo është mosha e personit që u vra sot në Gjilan

LajmeShow Bizz

Është shumë vite më i ri se Adriana, por sa vjet mbushi sot i dashuri i deputetes