Sport

Shfaqen sërish problemet te Arbëria, ndryshon sërish ambient pas vetëm dy xhirove të zhvilluara!

Kanë kaluar vetëm dy xhiro por sërish është shfaqur problemi i shtëpisë te Arbëria.

Klubit “kuqezinjë” po i shfaqet i njëjti problem si në Superligë, pasi prapë është dashur të ndërroj ambient.

Dobrajasit në ndeshjen e parë e zhvilluan si vendas ndaj Flamurtarit, kjo ndeshje është luajtur në Shtime.

Mirëpo tani në xhiron e tretë ekipi lipjanas është detyruar sërish të ndryshoj ambient, pasi tani ndeshjet si vendas do t’i luaj në stadiumin “Ekrem Grajçevci” në Fushë Kosovë.

Dy shtëpi mbrenda një kohe kaq të shkurtë është kogja e vështirë për Arbërinë, duke e ditur se të njëjtin problem e kishte edhe në Superligë ku mbrenda një sezoni e ndërruan ambientin plotë gjashtë herë.

Stadiumi në Dobraj është ende duke u punuar, por që procesi i punës siç duket po shkon në hapa të ngadaltë.

Postime të ngjajshme
Sport

Batatina i kundërpërgjigjet “Xhebrailave”

Sport

Ronaldo biznesmen i suksesshëm, i ndryshoi jetën 40 mijë njerëzve

Sport

Ish futbollisti i Prishtinës nënshkruan për skuadrën e njohur evropiane

Sport

Start i dobët në Superligë, por Ulpiana tani ka një mesazh