EURO 2020

Shevchenko e paralajmëron Anglinë

Ukraina nuk ka luajtur kurrë një gjysmëfinale Europiani dhe sonte do të bëjë maksimumin për t’ia dalë.

Përballë është Anglia e Southgate, një ndër favoritet për triumfin final në Euro 2020.

Dueli çerekfinal do të luhet në “Olimpico” të Romës (21:00).

Trajneri i Ukrainës, Andriy Shevchenko ka analizuar përballjen ndaj kombëtares ishullore, duke theksuar se beson te kualifikimi.

“Anglia është një nga skuadrat më të mira të Europianit, por ne e kemi treguar gjatë këtij kompeticioni se kemi karakter.

Gjithsesi, pavarësisht vështirësisë së madhe, unë e di mirë se çfarë janë në gjendje të bëjnë djemtë e mi. Nevojiten shumë liderë dhe ne kemi të tillë.

Lojtarët po presin me padurim të zbresin në fushën. Nuk luhet ndeshja në ‘Wembley’? Më mirë kështu“, përfundon ish-fituesi i “Topit të Artë” me Milanin.

Postime të ngjajshme
EURO 2020

Pesë lojtarë që vlera e tyre u rrit dukshëm pas paraqitjeve fantastike në Euro 2020

EURO 2020

Pritja e tij e stolisi Italinë me trofeun e “Euro2020”, Donnarumma tregon pse nuk festoi pritjen e penalltisë

EURO 2020

Jorginho tregon përse zgjodhi Italinë para Brazilit

EURO 2020

Skuadrat dhe lojtarët me statistikat më të mira në Euro 2020