Sport

Shevchenko afër të marrë drejtimin e një përfaqësueses tjetër!

Ish-trajneri i Ukrainës, Andriy Shevchenko, mund të drejtojë ekipin kombëtar të Uzbekistanit.

Kjo u raportua nga “Sports.kz”, duke cituar burime nga Federata e Futbollit të Uzbekistanit. Kjo e fundit do ta marrë parasysh kandidaturën e ishsulmuesit të Milanit. Duket se një propozim zyrtar tashmë është gati.

Shevchenko ishte trajneri i ekipit kombëtar të Ukrainës për pesë vite, por pas “Euro
2020” u largua nga posti.

Nën udhëheqjen e tij, Ukraina arriti në çerekfinale të Kampionatit Europian. Në këtë raund u eliminua nga Anglia, e cila fitoi 4-0 në “Olimpico” të Romës. Më pas, Shevchenko nuk e rinovoi kontratën e tij me ekipin kombëtar.

Postime të ngjajshme
LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

LajmeSport

Momenti kur Florian Marku shpallet kampion

LajmeSport

FLORIAN MARKU TRIUMFON PËRBALLË BOKSIERIT UKRAINAS NË LONDËR

LajmeSport

Mbyllet rundi i pestë në ndeshjen Marku – Prodan, këto janë disa nga lëvizjet e menqura të boksierit shqiptar