Sport

Sheqerolli largohet nga Besa e Pejës

Donart Sheqerolli, është futbollisti i radhës që ka ndarë rrugët me Besën, shkruan Gazetasheshi.com.

Sheqerolli, këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në llogarinë e tij, duke e theksuar se pas 12 viteve e ka marrë vendosmerinë për t’i thënë lamtumirë pejanëve.

Postimi i plotë:

Me ane te ketij postimi dua t’iu njoftoj qe nga sot nuk do te jem me pjese e klubit futbollistik F.C Besa.

Nuk eshte leht, ata qe me njohin nga afer e dine per dashurin qe e ndjej per Besen, per Pejen.

Falenderoj te gjithe trajneret qe kam punuar per 12 vite duke i kaluar te gjitha gjeneratat ne F.C Besa. Falenderim edhe per te gjithe bashkelojtaret, kenaqesi me nda fushen me shume legjenda te futbollit kosovar. Faleminderit per respektin, te gjithe tifozet, tifo-grupi ‘Besa Boys’. Shume suksese per FC Besa.

Me shume dashni’ Sheqa 10.

26 vjeçari gjatë këtyre ditëve pritet të bëj të ditur edhe skuadrën e tij të re, e që po përflitet që do të jetë në Superligë.

Postime të ngjajshme
Sport

Drita shpërthen ‘bombën’, zyrtarizon transferimin e radhes

Sport

Munishi e uron emërimin e Begollit si trajneri i Vëllaznimit

Sport

Ja në sa ora do të parakalojnë në sheshin “Nënta Tereza” xhudistet kosovare

Sport

Ballkani sot luan miqësoren e radhës, ja me kë takohet