Sport

Shënuan kundër Kosovës, goli i San Marinos bëhet hit në mediat ndërkombëtare

Me pasion ka festuar David Tomassini pasi shënoi gol ndaj Kosovës, të martën mbrëma në “Fadil Vokrri”.

Kosova fitoi 4:1 ndaj San Marinos, falë katër golave të Vedat Muriqit. Por shumë është raportuar në mediat e ndryshme ndërkombëtare poër golin e Tomassinit.

Ai erdhi pas reagimit të dobët të mbrojtjes së Kosovës, por për San Marinon kishte vlerë të mëdha. San Marino është e fundit në ranglistën e FIFA-s, pra llogaritet përfaqësuesja më e dobët në botë.

“Festë pasi më në fund San Marino shënon gol”, ka shkruar agjencia e njohur e lajmeve Reuters, ndërsa tekstin e saj e kanë përcjellë media të shumta evropiane.

Tomassini shënoi pak pas aktivizimit, ndërsa për San Marinon ishte goli i parë që ai i shënuar ndaj Kazakistanit në humbjen 3:1, në nëntor të vitit 2019. Në ndeshje si mysafire, San Marino nuk ka shënuar për kohë dukshëm më të gjatë. Në shtator të vitit 2017, San Marino kishte pësuar 5:1 nga Azerbajxhani. San Marino është vend me 33 mijë banorë. Nuk ka fituar ende ndeshje garuese.

“San Marino kthehet te goli me David Tomassinin: 4:1 për Kosovën”, ka shkruar sajti i televizionit të San Marinos. “Katër golat e Muriqit dënojnë San Marinon, që kthehet te goli në udhëtim pas afro katër vjetësh”.

Postime të ngjajshme
Sport

ZYRTARE: A&N përforcohet me ish-futbollistin e Lirisë

Sport

Mourinho i çmend tifozët e Romës, po e transferon yllin nga Real Madridi!

Sport

Ky lojtar largohet nga Trepça ’89

Sport

ZYRTARE: Gjilani prezanton transferimin më të ri