Sport

Shënoi golin e fitores, dedikimi prekës i Naser Alijit

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Naser Aliji po luan rregullisht në kampionatin hungarez me skuadrën e Honved Budapestit.

Mbrojtësi kuqezi që në vitet e fundit ka pasur momente shumë të vështira si në rrjetë ashtu edhe në karrierë, ka treguar se di të rikthehet i fortë pavarësisht gjithçkaje dhe mbrëmjen e djeshme, ka gjetur edhe rrugën e rrjetës.

Skuadra e tij fitoi me rezultatin 2-1 dhe pak minuta patra fundit ai shënoi golin e fitores.

Ky gol natyrisht që ka shumë vlera për të dhe i jep më shumë motivim dhe besim për të ardhmen ku natyrisht pret që të largohet për një kampionat edhe më të fortë dhe të rikthehet në Kombëtare si protagonist.

“Më në fund erdhi dita që unë të shënoj golin e parë për Honved Budapestin. Një ditë e mbushur me emocione sepse dua t’ia dedikoj këtë gol të gjithëve, sidomos familjes time, bashkëshortes dhe shokëve më të mirë që më kanë mbështetur në ditë në mira por edhe në momentet më të vështira të jetës së sime. I fundit por jo nga rëndësia dhe më i rëndësishmi, është babai im. Do të të dua gjithmonë”, shkruan Aliji në profilin e tij.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv