Lajme

Shënohet viktima e parë nga zjarret në Kosovë

Është shënuar viktima e parë si pasojë e zjarreve në Kosovë. Siç raporton Policia e Kosovës, një person ka ndërruar jetë në fshatin Novosellë të Malishevës pas asfiksimit.

“Si pasojë e kësaj vdekje dyshohet të jetë ajri i tymosur pasi që viktima kishte shkuar tek stalla e cila ishte përfshirë nga zjarri”, konfirmoi Policia e Kosovës.

Viktima mashkull kosovar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte dërguar pa shenja jete në QKMF e Malishevës. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IM për obduksion. /gazetametro.net/

Postime të ngjajshme
Lajme

‘Amerika merr në dorë komplet situatën’

LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

Lajme

U mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, ja për çfarë u diskutua

Lajme

Tragjike: Vetura del nga rruga dhe bie në lumë, një i vdekur dhe dy të lënduar