Sport

Shënohet goli i dytë në ndeshjen, Trepça ‘89 – Dukagjini

Sot zhvillohet ndeshja vendimtare e barazhit, e cila përcakton skuadrën që luan në Superligë gjatë edicionit të ardhshëm.

Dukagjini kërkon promovimin në Superligën e Kosovës, ndërsa Trepça ’89 do të kërkojë të shmang rënien nga liga elitare e Kosovës.

Dukagjini arriti të mposht Flamurtarin në ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë të Kosovës me rezultat 2-1 dhe me këtë fitoi mundësinë e një ndeshje për Superligë.

Në anën tjetër Trepça ’89 pas një sezoni me turbulenca, u ndal në vendin e tetë, që i bije të luajë në barazh.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë dhe fillon në ora 16:00.

LIVE Trepça ’89 – Dukagjini 1-1

52’ GOOOOL: Realizon Labinot Osmani pas asistimit fantastik nga Merlaku, tashmë barazohet rezultati në 1-1.

49’ Dy raste ideale për 89-shin në minutat e para të pjesës së dytë, të cilat nuk shfrytëzohen.

-Fillon pjesa e dytë.

-Përfundon pjesa e parë.

39’ Jashari (T’89) godet bukur me volejn por topi shkon mbo portë.

36’ Arbnor Muja (T’89) ndëshkohet me karton të verdhë pas simulimit në zonën e kundështarit.

30’ GOOOOOL: Adenis Shala e kalon ‘89-shin në epërsi pas një aksioni fantastik nga mitrovicasit.

26’ Muja (T’89) nis një top të bukur brenda zonës, por asnjë bashkëlojtar nuk gjendet aty.

23’ ndeshja vazhdon të jetë aktive në të dy anët e fushës, por pa ndonjë rast të mirë shënimi.

14’ Muja(‘89) lëshon rast të artë me kokë pas harkimit maestral nga Pllana.

07’ Harkim i mirë në zonën e ‘89-shit por largon Tofilovski.

Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Trepça ’89: Tofiloski; Pllana, Berisha, Mashau, Ard. Muja, Nimani, Darwish, Arb. Muja, Shala, Mphakamiseni.

Dukagjini: Muhaxhiri; Basri, Syla, Kutllovci, Gashi, Hasanaj, Jashanica, Millaku, Merlaku, Osmani, Mulaj.

Postime të ngjajshme
Sport

Nexhipi ‘transferon’ super futbollistin te Ballkani!

Sport

Ky futbollist njofton për largimin nga Arbëria

Sport

Etrit Berisha pritet të nënshkruajë me shtatë herë kampionin e Italisë

Sport

Bëhen ndryshime të mëdha në skuadër, konfirmohet ardhja e Rafet Prekazit