.
Sport

Shënohen dy gola të shpejtë në ndeshjen, Llapi – Prishtina

Java e 18 në BKT Superligë, apo e fundit për stinorin vjeshtor nis sot me tri ndeshje që janë në program.

Padyshim që ndeshja kryesore e ditës së sotme do të zhvillohet në Lipjan, ku Llapi është nikoqir i Prishtinës.

Dy skuadrat kanë mbetur mbrapa treshes së parë dhe duan fitore në mënyrë që të qëndrojnë në garë për titull.

Interesant pritet të jetë edhe në Gjilan, ku Drita është nikoqire e Ulpianës.

Gjilanasit pas dy fitoreve radhazi duan edhe të tretën që të dimërojnë më të qetë, derisa lipjanasit synojnë t’i befasojnë përsëri si në ndeshjen e parë kur i ndalën në barazim.

Takimi tjetër i ditës së sotme do të zhvillohet në Drenas, ku mes vete takohen skuadrat rajonale Feronikeli e Drenica.

Dy ekipet po kalojnë nëpër një krizë të rezultateve dhe duan fitore në xhiron e fundit të stinorit vjeshtor.

LIVE: Llapi 2-0 Prishtina

27′ GOOOOOL: Francisco Rivera shënon, dyfishohet epërsia e Llapit.

24′ GOOOOOL: shënon autogol Benet Ismaili (PRI), Llapi në epërsi

Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Llapi: Avdyli, Idrizi, Prenci, Veliu, Emini, Ramadani, Selmani, Krasniqi, Shillova, Shabani, Rivera.

Prishtina: Halimi, Bekteshi, Mici, Ismajli, Shabani, Kryeziu, Hoti, Karabeci, Mankenda, Abazi, John.

LIVE: Drita 0-0 Ulpiana

Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Drita: Maloku, Blakqori, Balde, Cuculi, Bardhoku, Broja, Jashari, Ajzeraj, Muja, Namani, Simonovski.

Ulpiana: Basha, Rapuca, Makolli, Emini, Gjoni, Shala, Qerimi, Mustafa, Rezi, Selimi, Santos.

LIVE: Feronikeli 0-1 Drenica

21′ GOOOOOL: Kreshnik Uka (Dre) e ka kaluar në epërsi skuadrën “kuqezi”.

Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Feronikeli: Smakiqi, Lladrovci, Shala, Prokshi, Shabani, Elshani, Rexhepi, Leku, Ahmeti, Bejta, Maliqi.

Drenica: Kaloshi, Thaqi, Arrabal, Qaqi, Jashari, Abazi, Lushtaku, Gashi, Avdulli, Uka, Zabergja.

Related posts
LajmeSport

Lajmi i fundit; Ish-futbollisti i Barcelonës vdes në aksident trafiku

Sport

Liga e Parë, këto janë rezultatet e plota nga xhiro e fundit

Sport

Organizohet Turniri më i madh në futboll të vogël

Sport

Gjashtë vite nga anëtarësimi i Kosovës në FIFA