Lajme

Shembet ballkoni i një ndërtese të re në Dragodan

Ballkoni i një objekti në ndërtim e sipër në Prishtinë, është shembur.

Nga disa foto që kanë arritur në adresë të Reporteri.net, shihet se në këtë ndërtesë në lagjen e Dragodanit, janë duke u bërë punime, ndërkohë që pjesa e ballkonit është shembur.

Nuk dihen arsyet që kanë çuar deri te kjo dhe as nëse dikush ka pësuar lëndime nga ky incident.

Në lidhje me këtë çështje Reporteri.net ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, por të njëjtit kanë thënë se nuk kanë detaje.

Objekti në fjalë është duke u ndërtuar nga kompania “ARC Construction”. /Reporteri.net

Postime të ngjajshme
Lajme

Aksident me fatalitet në Malishevë, vdes një person

Lajme

Obama feston ditëlindjen, ky është kushti i veçantë për të ftuarit

Lajme

Përhapja e variantit Delta, a do të ketë sërish mbyllje totale në vend

Lajme

Bëhuni gati për temperatura të larta, parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim