Lajme

Shehu thotë se LDK ka paraqitur planin për të luftuar rritjen e çmimit të rrymës, por qeveria nuk e pranoi

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Zyrtari i LDK-së, Shefqet Shehu, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kishte paralajmëruar krizën energjetike kohë më parë.

Ai thotë se subjekti të cilit i takon, ka paraqitur së fundi mënyra se si të luftohet rritja e çmimit të rrymës, por që qeveria nuk e ka marrë parasysh.

“Fillimisht thanë se nuk mund të luftojmë krizën kur nuk ka krizë, pastaj e pranuan se ka krizë dhe pastaj e keqmenaxhuan atë”, tha ai.

Ai tutje paralajmëroi edhe rritjen e çmimeve të produkteve tjera si shkas i rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

“LDK ka pasur një plan konkret me 10 pika por ka hasur në vesh të shurdhër. Nuk është ideja vetëm tek çmimi i rrymës, por edhe tek çmimet e produkteve. Kur shtrenjtohet rryma, bizneset rritin edhe çmimet e produkteve”, përfundoi ai. /Gazeta Express/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat