Sport

Shefki Kuqi pyetet për postin e trajnerit te Kosova U21, kjo është përgjigjja e tij

“Dardanët” nuk rezistojnë në Lubjanë. Përfaqësuesja e Kosovës ka regjistruar humbje nga Sllovenia në Ligën e Kombeve.

Në ndeshjen që u zhvillua në “Stadion Stozice”, Kosova është mposhtur nga skuadra që drejtohet nga Matjaz Kek, raporton “Zeri.info”.

Ndeshja e vlefshme për grupin C3 u mbyll me rezultat 2:1, me dy skuadrat që kishin raste të shumta shënimi.

Pas ndeshjes, Shefki Kuqi i ftuar në “Klan Kosova” mes të tjerash u pyet për të ardhmen e tij.

Ditëve të fundit është përfolur se ai mund ta marrë drejtimin e Kosovës U21, por ai nuk e ka pranuar se ka ndonjë marrëveshje.

“Nuk kam pasur ndonjë negociatë, apo diçka të tillë. Nuk ka diçka të re në këtë drejtim”, deklaroi shkurtimisht Kuqi që më parë ka bërë karrierë në Premierligën angleze. /

Postime të ngjajshme
Sport

Thaçi paralajmëron Dritën

Sport

Anthony Joshua – Kubrat Pulev, detajet e ndeshjes

Sport

UEFA publikon ekipin më të mirë që nga viti 2000

Sport

Thaqi flet për atmosferën te Ballkani dhe ndeshjen ndaj Dritës!