Sport

Shefki Kuqi: Ky është rreziku për kombëtaren e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës ka fituar dy ndeshjet e para miqësore të muajit qershor.

“Dardanët” fillimisht mposhtën San Marinon më 1 qershor me rezultat të thellë 4-1 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndërkaq, tri ditë më vonë Kosova mposhti 1-2 Kombëtaren e Maltës në Austri.

Gjatë një debati në emisionin “Ekipi A” në ATV në lidhje me ftesat e futbollistëve të Kosovës ka folur edhe Shefki Kuqi

Ish-sulmuesi i njohur nga Vushtrria që ka karrierë të pasur, vlerëson se rreziku i Kosovës është se lojtarët “dardan” kanë pak minutazh në klubet e tyre.

“Rreziku ma i madh është se lojtarët kyç kanë shkuar në ekipe të mëdha që nuk kanë shumë minutazh. Lojtari ftohet në bazë të formës që ka momentale. Nëse një lojtar nuk luan në klub të vetin, vjen luan 90 minuta në kombëtare ajo është në rrezik”, deklaroi Kuqi në emisionin “Ekipi A” në ATV.

Ndryshe, Shefki Kuqi është lojtari i parë kosovar që ka luajtur në Premierligën angleze.

Ai njihet për mënyrën se si festonte golat e realizuar.

Postime të ngjajshme
Sport

Benit Ferizi vazhdon me skuadrën e SC Besiana Internacional

Sport

Rashica në Premierligë, vjen reagimi i Munishit

Sport

Prezantimi i veçantë i Milot Rashicës te Norwichi me flamur të Kosovës

Sport

Zbulohet shuma e transferimit të Rashicës në Premierligë, kjo është shuma që përfiton ish-klubi i tij, Vushtrria