Sport

Shefi i sigurimit ia ndërpreu prononcimin Duros, ky është vendimi i FFK-së për këtë lëshim

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë, në mbledhjen e mbajtur me datë 29.04.2021, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 31-të të Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2020/2021.

Në mbledhje u diskutua edhe rasti i ndodhur pas përfundimit të ndeshjes Feronikeli – Arbëria, ku shefi i sigurimit të klubit të Feronikelit ia ndërpreu prononcimin Klodian Duros, shkruan Gazeta Olle.

Komisioni i Garave mori këtë vendim:

Inicim Disiplinor

-ndaj FC Feronikeli; motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes. Pas përfundimit të ndeshjes Feronikeli – Arbëria, gjatë prononcimit për media të kryetrajnerit të FC Feronikeli, Klodian Duro, i ndërhyn një person i paautorizuar në transmetim të drejtpërdrejt dhe e ofendon të njëjtin.

Postime të ngjajshme
Sport

Drita i dërgon urime Malishevës dhe Ulpianës

Sport

Kjo do të jetë përballja e zjarrtë e “Play-off”-it për inkuadrim në Superligë

Sport

Këto dy skuadra bien nga Liga e Parë

Sport

Liga e Parë: Këto dy skuadra përmbyllin sezonin fantastik me inkuadrim në Superligë, ndërsa këto janë dy skuadrat që bien