Sport

Shefi ekzekutiv i Barcës tregon nëse do të synohet përsëri transferimi i Neymar

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Neymar JR ka tërhequr vëmendje të madhe gjatë verës, me emrin e tij që lidhej me një transferim të mundshëm tek Barcelona.

Ylli i PSG nuk arriti që të plotësonte dëshirën e tij për rikthim në ‘Camp Nou’ dhe tashmë po paraqitet me skuadrën franceze.

Për lojtarin është pyetur shefi ekzekutiv i Barcelonës, i cili ka thënë se nuk e di nëse do të ketë tentime të tjera të Barcës për shërbimet e tij.

“Neymar ishte kërkesa jonë dhe klubi bëri gjithçka që mundi për ta transferuar” ka thënë fillimisht Oscar Grau, transmeton lajmi.net.

“Ne kemi bërë shumë propozime për PSG. Ata gjithmonë refuzonin. Nuk e di nëse ne do të tentojmë përsëri për të gjatë verës. Planet për sezonin e ardhshëm bëhen më vonë” ka shtuar tutje ai.

Neymar është rikthyer me gol tek PSG, kur gjatë vikendit të kaluar shënoi golin e fitores në minutën e 91’.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv