
Skuadra e Sheffield United ka hyrë në histori pas humbjes së sotme të Crystal Palace, përcjellë Gazeta Olle.
“Shpatat” humbën 2-0 ndaj Crystal Palace sot, duke hyrë kështu në histori si skuadra me më së shumti ndeshje radhazi pa fitore në Premier Ligë.
Rekordin para tyre e mbante skuadra e Queens Park Rangers, që në sezonin 2012/13 shkonte në 16 ndeshje radhazi pa fitore në Premier Ligë.
Skuadra e drejtuar nga Chris Wilder ka grumbulluar vetëm 2 pikë në 17 javët e para kampionale.