Ekonomi

ShBK me forum virtual “Nënshkrimi elektronik dhe shërbimet bankare”

Shoqata e Bankave të Kosovës organizoi forumin virtual “Nënshkrimi elektronik dhe shërbimet bankare”.

Nënshkrimi elektronik është një nga hallkat e rëndësishme të dixhitalizimit të shërbimeve bankare. Një nga sfidat dhe vështirësitë në Kosovë që vazhdon të mbetet është mungesa e mekanizmave zbatues të aplikimit të nënshkrimit elektronik në shërbimet financiare por edhe në përgjithësi në sektorin privat. Duke pasur parasysh edhe zhvillimet gjatë periudhës pandemike, rritja e shkallës së dixhitalizimit të shërbimeve financiare është bërë edhe më e rëndësishme.

Paneli u moderua nga Z. Kreshnik KosumiKosumi – Zyrtar i lartë për Operacione në Shoqatë të Bankave të Kosovës, ndërsa panelistë të këtij forumi ishin: Z. Partin Pruthi – Udhëheqës i Departamentit Ligjor, TEB, Z. Arbër Rogova – Arkitekt i ndërmarrjes, RBKO, Z. Idajet Berisha – Këshilltar Ligjor, RBKO, Z. Anton Gj Sokoli – Menaxher i Zhvillimit të Produkteve, TEB, dhe Z. Adonis Bllacaku – Udhëheqës i Departamentit të Shitjes me Pakicë & Marketingut, BpB.

Kryeshefi ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Z. Petrit Balija në hapje të këtij forumit potencoi që: “Çështja e identifikimit elektronik dhe nënshkrimi elektronik, tanimë e disa vite, për Shoqatën e Bankave të Kosovës paraqet një angazhim të vazhdueshëm, i cili ka qenë prioritet për avokim tek institucionet autoritetet përkatëse/shtetërore. Megjithatë, përveç problemeve me ndërrimin e qeverive dhe vonesave në miratimin e ligjeve, mbetet shqetësuese edhe mos implementimi i shumë ligjeve të aprovuara për shkaqe të ndryshme. Është e rëndësishme që ky projektligj mos të ketë fatin e njëjtë, por të gjej zbatim konkret në shërbimet bankare”.

Shoqata e Bankave të Kosovës do të angazhohet edhe më tutje që ta shtyjë përpara procesin e nënshkrimit elektronik në shërbimet bankare së bashku me grupet punuese me anëtarë bankat komerciale në vend që të kalojë ky projektligj. Përveç angazhimit të SHBK-së, Shoqata e Bankave të Kosovës do të vazhdojë të avokojë tek institucionet shtetërore që të procedoj sa më shpejtë këtë projektligj.

Sektori bankar në Kosovë është rritur me shpejtësi, duke ecur në hap me standardet moderne bankare duke përmirësuar vazhdimisht shërbimet financiare për ekonominë e vendit duke ruajtur stabilitetin financiar.

Postime të ngjajshme
EkonomiLajme

Qeveria merr vendim për rimbursimin e qytetarëve që kanë tërhequr 10% nga Trusti

EkonomiLajme

Si u bë Zvicra kaq e pasur?

EkonomiLajme

Kaq miliardë euro dërgoi mërgata në Kosovë që nga Pavarësia

Ekonomi

Britania e Madhe, planifikon të taksojë vizitorët e BE-së dhe jashtë saj