
Departamenti i Sigurisë në Michigan, ka bërë një video ku përmes saj pjesëtarët e saj që vijnë nga vende të ndryshme të botës urijnë festat e fundvitit, e në mesin e tyre është edhe urimi në shqip nga një kosovar që ka titullin ‘Sargent’ në këtë department në kuadër të Universitetit të Michigan, shkruan Gazeta Metro.
Milot Goçi, është njëri nga pjesëtarët e Departamentit të sigurisë në kuadër të Universitetit të Michigan’it “University of Michigan Division of Public Safety and Security ( DPSS)” i cili së fundi ka marrë titullin ‘Sargent’ , që do të thotë rreshter dhe i referohet një nënoficeri.
Nga sekonda e 30, mund ta ndiqni urimin për festat e fundvitit në shqip, të bërë nga Milot Goçi i cili kishte shkuar si refugjat në SHBA dhe kishte përfunduar Akademinë Policore, ndërsa së fundi ka marrë titullin ‘Sargent’ nga Departamenti i Sigurisë në shtetin e Michigan, aty ku tani jeton dhe vepron Goçi.