
SHBA vazhdon me shifra shqetësuese të infeksioneve të reja me koronavirus.
Të paktën 3,775 vdekje nga COVID-19 u raportuan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të martën, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins – numri më i lartë i viktimave të regjistruara në një ditë të vetme që nga fillimi i pandemisë, raporton Cnn, transmeton lajmi.net.
Në të gjithë vendin kishte të paktën 229,055 raste të reja të COVID-19 të raportuara të martën.
Deri më tani, ka pasur 21,046,195 raste të koronavirusit në SHBA.
Të paktën 357,258 njerëz kanë vdekur.
Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SHBA., si dhe raste të riatdhesuara.