Lajme

SHBA-ja për dialogun Kosovë – Serbi: Kryejeni!

I ngarkuari me punë në Ambasadën Amerikane në Kosovë, Nicholas Giacobbe, ka shprehur mbështetjen e tij për emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili tha se ka ardhur koha që të bëhet përparim i vërtetë në dialog.

Giacobbe ka shkruar në Twitter se Kosova dhe Serbia duhet ta kryejnë këtë punë.

“Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak ka të drejtë, është koha për përparim të vërtetë në dialogun Kosovë – Serbi. Kryejeni!”, ka shkruar Giacobbe.

Lajçak dje është takuar me kryenegociatorin kosovar, Besnik Bislimi dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq. Takimi me të dy palët është bërë ndaras.

“Sot i prita dy kryenegociatorët dhe delegacionet e tyre për takime të veçanta për çështjet e pazgjidhura dhe rrugën përpara në Dialog. Unë gjithashtu i informova ata për takimin e të hënës të Këshillit të Punëve të Jashtme dhe përsërita pritshmëritë e Shteteve Anëtare. Është koha për përparim të vërtetë”, shkroi Lajçak në Twitter pas takimeve.

Related posts
Lajme

Gjendja e pacientëve me COVID në QKUK dhe spitale

Lajme

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka komentuar deklaratën ironizuese të Shpend Ahmetit, në lidhje me borën

Lajme

Përparim Rama ia ofron Arben Vitisë postin e Drejtorit të Shëndetësisë

Lajme

Kjo është bomba 907 kg që u gjet sonte në Merdare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *