
Ambasadori Richard Grenell i cili është i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, u takua sot në Berlin me delegacionin e LDK-së në përbërje të Agim Veliut, nënkryetar i LDK-së dhe Avdullah Hotit e Skender Hysenit, anëtarë të Kryesisë së LDK-së.
Gjatë bisedës, Ambasadori Grenell inkurajoi delegacionin e LDK-së që të ruajë përkushtimin për rend dhe ligj dhe të marrë vendime të cilat e avancojnë dialogun me Serbinë.
Ambasadori Grenell, po ashtu, kërkoi nga delegacioni që të hiqet tarifa ndaj mallrave serbe dhe të përqendrohet në politikat që thellojnë zhvillimin ekonomik dhe krijojnë vende pune për popullin e Kosovës.
Delegacioni i LDK-së e njoftoi Ambasadorin Grenell për përpjekjet që po bëhen për të arritur një marrëveshje për formimin e Qeverisë. Kjo nuk është hera e vetme që në mënyrë të vecantë, Grenell takon zyrtarë të LDK-së. Javë më parë kishte takuar edhe Vjosa Osmanin.
Grenell kishte qendruar edhe në Prishtinë ku kishte takuar të gjithë liderët e partive parlamentare.