Lajme

SHBA-ja kërkon që Serbia ta njohë Kosovën

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Matthew Palmer është shprehur direkt se dialogu mes dy shteteve duhet të përfundojë me njohje reciproke.

Ai ka përsëritur se SHBA-ja është partnere e procesit dhe se “vizioni për rajonin është që të avancohet dialogu drejt arritjes së marrëveshjes finale”.

Palmer, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë ka thënë se SHBA-ja është duke punuar në mënyrë aktive më ekipin e Miroslav Lajçak, në mbështetje, siç ka thënë ai, të arritjes së një marrëveshjeje për normalizim të plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Demokracia.com

“SHBA -ja nuk është palë në procesin e dialogut, por ne jemi partner në këtë proces jemi të përfshirë në mënyrë aktive edhe me Beogradin edhe më Prishtinës, jemi duke punuar edhe me ekipin Miroslav Lajçak në mbështetje të arritjes së marrëveshjes për normalizim plotë të marrëdhënieve. Kjo është një pjesë e rëndësishme e përpjekjeve më të gjëra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-së, që së bashku që të mbështesim dhe të avancojmë qëllimin për anëtarësim në BE, për tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Palmer.

Palmer po ashtu ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet të formohet ashtu si merren vesh palët në dialog.

“Forma se si duhet të bëhet Asociacioni është ajo se si do të dakordohen palët, pra Kosova dhe Serbia”, ka thënë Palmer.

I pyetur nëse palët do të detyrohen për kompromise për ndryshimin e kufijve apo diçka tjetër, Palmer ka thënë se kjo nuk varet nga SHBA-ja as nga BE-ja, por janë shtetet ato që do të vendosin.

“Varet nga palët, pasi në dialog janë palët që vendosin se çfarë do të ndodhë. Vazhdojmë të besojmë se njohja reciproke do të lerë ketë në të kaluarën dhe të hapen rrugën për BE dhe të ecin përpara”, shtoi tutje Palmer.

Postime të ngjajshme
Lajme

Ky është personi që humbi jeten sot në qytetin e Gjilanit

Lajme

Britania e Madhe del me qëndrim zyrtar për dialogun Kosovë-Serbi

Lajme

Inatoc e Pidiq: 6 emra të pazakontë të fshatrave të Gjilanit

Lajme

Vlora Çitaku tregon nëse do të garojë për kryetare të PDK-së