
Përveç ndeshjes së Superligës së Kosovës mes Drenicës dhe Ballkanit, dy ndeshje tjera janë zhvilluar në kuadër të Ligës së Dytë.
Rahoveci ka luajtur si mysafir i Sharrit, kjo ndeshje ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1, shkruan Gazetasheshi.com
Kurse ndeshja tjetër interesante është zhvilluar mes Vëllazëria dhe Galaksisë së Gjilanit, këtë sfidë e kane fituar vendasit me rezultat të pastër 2-0.
Skuadra gjilanase nga 13 ndeshje të zhvilluara ka bilanc të tmerrshëm, duke arritur vetëm një fitore dhe 12 humbje.
Rezultatet përfundimtare të ndeshjeve të sotme:
Sharri 1-1 Rahoveci
Vëllazëria 2-0 Galaksia