Sport

Shaqiri nuk bën paqe me Zvicrën

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Xherdan Shaqiri nuk është duke planifikuar që të rikthehet te Kombëtarja e Zvicrës.

Mediat në Zvicër raportojnë se Vladimir Petkovic, trajneri i ‘Helvetikëve’ ka vizituar Xherdan Shaqirin në Liverpool, por ky takim nuk ka dhënë fryte, pasi shqiptari ka vendosur që të mos kthehet në Kombëtare, raporton Tages-Anzeiger, transmeton Reporteri.net

Një delegacion i Kombëtares së Zvicrës si dhe trajneri të hënën shkuan në Angli për t’u takuar me Shaqirin, pasi ky i fundit nuk iu përgjigjej atyre në telefon.

Pavarësisht se morën rrugë për në Liverpool, ata nuk kanë arritur ta bindin mesfushorin nga Zhegra që të rikthehet në Kombëtare.

Ndryshe, Shaqiri ka pësuar një lëndim dje dhe nuk dihet akoma sakt se sa do të mungojë.

Zvicra në tetor luan dy ndeshjet kryesore në kualifikueset e Euro 2020, kundër Danimarkës dhe Irlandës.

Rezultate imazhesh për xherdan shaqiri vladimir petkovicNga ajo që thuhet në mediat zvicerane është se Shaqirit i ka mbetur hatri se pse ai nuk është bërë kapiten i ‘Helvetikëve’.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv