EURO 2020

Shaqiri me dy rekorde pas golave kundër Turqisë

Xherdan Shaqiri e ka barazuar rekordin e Hakan Yakinit si dy lojtarët me më së shumti golave të shënuara për kombëtaren e Zvicrës në historinë e Kampionatit Evropian.

Me dy golat e tij në fitoren e Zvicrës 3:1 kundër Turqisë në ndeshjen e fundit të Grupit A në Euro 2020, Shaqiri është barazuar me Hakan Yakin si dy futbollistët që kanë shënuar nga tri gola për kombëtaren helvetike në kampionate evropiane, raporton Gazeta Express.

Sulmuesi shqiptar i Liverpoolit është po ashtu në ndër lojtarët e rrallë në botë që ka shënuar gol në katër turnetë e fundit të mëdhenj, Kupa e Botës 2014, Euro 2016, Kupa e Botës 2018 dhe Euro 2020.

Shaqiri u shpallë lojtari më i mirë i ndeshjes, pasi me paraqitjen e tij e frymëzoi kombëtaren helvetike drejt fitores së rëndësishme 3:1 të dielën në Baku.

Përveç se i shënoi dy gola, Shaqiri i krijoi dy mundësi të tjera për t’i ndihmuar Zvicrës ta arrijë fitoren e parë në këtë turne, e cila ia mban asaj gjallë shpresat për kualifikim në mesin e 16 më të mirëve.

Zvicra përfundoi në vendin e tretë me pikë të barabarta me Uellsin, por kjo e fundit u kualifikuar direkt falë goldallimit më të mirë.

Prandaj, Zvicra shpreson se do të jetë njëra prej katër skuadrave nga gjashtë grupe që kualifikohen nga pozita e tretë.

29-vjeçari e pati 51 herë topin në këmbë, nga to ai goditi shtatë herë në drejtim të portës (katër herë brenda kornizës), harkoi gjashtë herë në zonë, i pati dy driblime të suksesshme dhe i krijoi dy shanse.

Shaqiri shënoi gol spektakolar me këmbën e tij të dobët, të djathtë, nga rreth 20 metra lartësi, në minutën e 26-të, para se të realizonte për herë të dytë në këtë takim në minutën e 68-të.

Postime të ngjajshme
EURO 2020

Pesë lojtarë që vlera e tyre u rrit dukshëm pas paraqitjeve fantastike në Euro 2020

EURO 2020

Pritja e tij e stolisi Italinë me trofeun e “Euro2020”, Donnarumma tregon pse nuk festoi pritjen e penalltisë

EURO 2020

Jorginho tregon përse zgjodhi Italinë para Brazilit

EURO 2020

Skuadrat dhe lojtarët me statistikat më të mira në Euro 2020