Sport

“Shaqiri magjistar i vogël, e kisha tmerr në stërvitje” – rrëfehet futbollisti i Liverpoolit

Andy Lonergan ishte portieri i tretë i Liverpool këtë sezon, pas Alisson dhe Adrian. 36-vjeçari anglez ia doli të fitonte Premier League me “The Reds”, edhe pse nuk zbriti kurrë në fushë.Prej ditës së djeshme ka dalë lojtar i lirë, teksa thur elozhe për Xherdan Shaqirin.

Në një rrëfim për Liverpool Echo, Lonergan flet rreth “tmerrit” të përjetuar në stërvitje nga sulmuesit e kampionëve të Anglisë, sidomos nga sulmuesi 28-vjeçar nga Gjilani.

“Kur mbërrita te Liverpool, u befasova nga aftësitë e lojtarëve të skuadrës.Të gjithë i përkasin një niveli të çmendur dhe të jashtëzakonshëm, por nëse më duhet të them të vërtetën, ai prej të cilit kisha më shumë frikë në stërvitje ishte Shaqiri. Shpresoja gjithmonë që të qëlloja në një skuadër me të.Xherdani është një magjistar i vogël. Nuk ia këshilloj askujt ta ketë kundër, pasi mund të bëjë çfarë të dojë me të majtën e tij e tij“, thekson portieri nga Preston.

Postime të ngjajshme
Sport

Rikthehet Europa League, sot zhvillohen katër ndeshje interesante

Sport

Flasin statistikat: Amir Rrahmani më i miri në Serie A

Sport

Rikthimi i Ligës së Kampionëve: Gjithçka që duhet të dini

Sport

‘Lutuni për Libanin’ – yjet shqiptarë të futbollit reagojnë në rrjete sociale për tragjedinë