EURO 2020

Shaqiri e paralajmëron Spanjën

Zvicra bëri mrekullinë, duke eliminuar Francës në fazën e 1/8-ave pas gjuajtjeve të 11-metërshave, ndërsa tani e pret një tjetër kundërshtar i fortë si Spanja, me të cilën do të përballet në çerekfinale.

Megjithatë fantazisti nga Gjilani, Xherdan Shaqiri është mjaft optimist edhe për përballjen me skuadrën e Luis Enriques, pasi siç thekson në konferencën për shtyp, helvetët kanë treguar se mund t’u shënojnë më shumë se një gol edhe skuadrave të mëdha.

“Ndaj Spanjës do të jetë një tjetër ndeshje e fortë, por ne besojmë në aftësitë tona. Përballë Francës treguam se ndaj skuadrave të mëdha mund të shënojmë më shumë se një gol, madje tre të tillë, ndaj kjo na bën optimistë edhe për sfidën e ardhshme ndaj Spanjës”, deklaroi Shaqiri.Futbollisti i Liverpoolit nuk arriti të japë assist apo të shënojë ndaj “gjelave”, megjithatë u shpreh se ishte mjaft i kënaqur me paraqitjen e tij dhe tha se performance nuk matet vetëm me gola.

“Unë mundohem të bëj më të mirën dhe jam i kënaqur me atë që dhashë ndaj Francës, Natyrisht që nuk shënova, por performance nuk matet vetëm me gola e asiste”, u shpreh Shaqiri.

Postime të ngjajshme
EURO 2020

Pesë lojtarë që vlera e tyre u rrit dukshëm pas paraqitjeve fantastike në Euro 2020

EURO 2020

Pritja e tij e stolisi Italinë me trofeun e “Euro2020”, Donnarumma tregon pse nuk festoi pritjen e penalltisë

EURO 2020

Jorginho tregon përse zgjodhi Italinë para Brazilit

EURO 2020

Skuadrat dhe lojtarët me statistikat më të mira në Euro 2020