Lajme

Shala godet Albin Kurtin

Nënkryetari i LDK’së, Kujtim Shala, në emisionin Pressing të T7, ia ka kujtuar kandidatit për kryeministër të VV’së, Albin Kurtit, se në kohën kur Kosovës iu propozua Pakoja e Ahtisarit, njerëzit u vranë në rrugë.

Kurti dhe subjekti politik i tij, Lëvizja Vetëvendosje, kundërshtuan Pakon e Ahtisarit, pako e cila me pikat e saj solli pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt 2008.

“Kur erdhi pakoja e Ahtisaarit, njerëzit u vranë në rrugë”, është shprehur Shala, shkruan Gazeta Express.
Tutje, ai foli edhe programin e VV’së dhe profilin ideologjik të kreun e këtij subjekti politik.

“Kurrë hiç, Vetëvendosja nuk ka pasur program”, është Shala.

“Profil ideologjik i Kurtit është i qartë, por VV’ja nuk ka pasur program kurrë”, shtoi Shala.

Postime të ngjajshme
Lajme

Bahtiri flet për veturën superluksoze “Maybach”: Tregon se cili anëtarë i familjes e bleu atë

Lajme

Ja si po i kalon ditët Ivanka Trump pas largimit nga Shtëpia e Bardhë

Lajme

Zhvarrimi i familjes Jashari, ja si Gërxhaliu e puthi kafkën e komandantit legjendar

Lajme

Agim Bahtiri tregon nëse do të rikandidojë për kryetar të Mitrovicës