Sport

Sfida interesante zhvillohen në Superligë, vëmendja në Gjilan

Java e 13-të në BKT Superligën e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshjet që janë në program për tu zhvilluar.

Padyshim që vëmendja kryesore e adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë në Gjilan, ku takohen rivalët për titull, Gjilani dhe Prishtina.

Dy skuadrat kanë shprehur hapur se qëllimin e kanë titullin dhe në këtë takim futen vetëm për tri pikët.

Kjo ndeshje fillon nga ora 13:30 në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Duel shumë interesant pritet të zhvillohet edhe në Klinë, ku Dukagjini pret Feronikelin.

Klinasit kanë tri ndeshje pa fitore, derisa Feronikeli ka pësuar katër disfata radhazi. /Gazeta Olle/

BKT Superliga e Kosovës

E diel

13:00 Dukagjini – Feronikeli
13:30 Gjilani – Prishtina

Related posts
Sport

Barcelona pëson edhe golin e tretë

Sport

Kosovare Asllani shënon gol për Real Madridin në Ligën e Kampionëve të femrave

Sport

Ky pritet të jetë kundërshtari i radhës i Furyt

Sport

Formacionet zyrtare: Bayern Munich – Barcelona

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *