Lajme

Sërish gjendet mish i prishur në Pejë, arrestohet pronari i thertores

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar pronarin e një thertorje, pasi që gjatë kontrollit nga inspektorët e Agjencisë së Ushqimit të Veterinës, janë konfiskuar 263 kg mish i llojeve të ndryshme i trajtuar në kushte jo adekuate.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se mishi është asgjësuar, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Rr. Mbretëresha Teutë, Pejë 14.02.2020-10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit nga inspektorët AUV-së në lokalin e tij thertore-mishtore janë konfiskuar 263.57 kg mish i llojeve të ndryshme trajtuar në kushte jo adekuate. Mishi është asgjësuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguan në mbajtje”, thuhet në raport.

Postime të ngjajshme
Lajme

Dalin pamjet: Xhelal Sveçla u rrah me një person tek “Kafet e Vogla”

Lajme

Pas Amerikës, Kurti tani del edhe kundër BE’së

Lajme

Ekskluzive: Sulmohet zv.ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla

Lajme

Qerim Kelmendi kishte paralajmëruar vdekjen e tij, ja çfarë kishte shkruar në postimin e fundit