Sport

Serie A gati për rifillimin, nuk lejohen protestat ndaj gjyqtarit

Në pritje për të mësuar datën se kur mund të kthehet në fushë, Serie A tregon se si do të jetë futbolli në kohën e pandemisë.

Liga Italiane e Futbollit publikoi udhëzimet e reja që futbollistët dhe skuadrat duhet të zbatojnë për pjesën e mbetur të sezonit.

Kështu, janë përcaktuar se në çdo stadium, maksimumi i personave të pranishëm, përfshirë lojtarët, stafet teknike, operatorët televizivë dhe gazetarët, nuk duhet të jetë më i lartë se 300.

Po ashtu, nuk lejohet shtrëngimi i duarve, përqafimet, apo fotot e skuadrave. Një risi ka të bëjë me gjyqtarët.

Nuk lejohen protestat dhe asnjë futbollist nuk mund të afrohet më zyrtarin e ndeshjes më afër se distanca e sigurisë 1.5 metër. Sa i përket intervistave, zonat mix të stadiumeve do të qëndrojnë të mbyllura, ndërsa konferencat për shtyp duhet të zhvillohen online.

Të qarta edhe udhëzimet mbi protokollin e ri sanitar, ku futbollistët duhet të përdorin dhomat e zhveshjes vetëm në grupe të vogla që duhet të respektojnë distancat e sigurisë. Serie A bëhet gati në këtë mënyrë për t’u rikthyer në fushë, ndërsa vendimi përfundimtar i qeverisë italiane do të merret vetëm në datën 28 maj.

Postime të ngjajshme
Sport

Isa Mustafa me një analizë të gjatë, reagon fuqishëm ndaj akuzës për prodhim të lajmeve të rreme

Sport

Nëntë minuta lojë, zhbllokohet rezultati në takimin Juventus – Torino

Sport

Këto janë fjalët e Cimës së Ballkanit para derbit të së dieles

Sport

Në prag të derbit Drita – Ballkani, dy kapitenët e skuadrave tregojnë atmosferën dhe pritshmëritë