Sport

Seria A mund të pezullohet, virusi prek edhe gjigantin italian

Lajme aspak të mira vijnë nga kampionati italian Serie-A pasi virusi Covid-19 ka prekur së fundi edhe skuadrën e Juventusit.Dy anëtarë të stafit teknik kanë rezultuar pozitiv tek Juventusi dhe ky lajm vjen në prag të ndeshjes me Napolin tek e cila skuadër poashtu janë të infektuar dy lojtarë, Zielinski dhe Eljif Elmas të infektuar me coronavirus

“Juventusi konfirmon se dy anëtarë të stafit kanë rezultuar pozitiv në testet e realizuara për Covid-19”, thuhet në njoftimin e klubit bardhezi.

“Klubi është në kontakte konstante me institucionet përkatëse të shëndetësisë”.Nuk dihet ende nëse ndeshja e nesërme mes Juventusit dhe Napolit do të pezullohet, por tashmë kampionati italian i futbollit rrezikon pezullimin për shkak se një numër i konsiderueshëm i skuadrave kanë lojtarë që kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.Kujtojmë se Genoa ka 17 lojtarë dhe anëtarë të stafit të infektuar.

Postime të ngjajshme
Sport

ZYRTARE: Publikohet renditja e re e FIFA-s, kjo është pozita e Kosovës

Sport

Trajneri spanjoll drejton Kosovën për ndeshjet ndaj Malit të Zi dhe Suedisë

Sport

“Cima” ka një dedikim për Munishin dhe lojtarët

Sport

Sonte fillon faza e grupeve e Europa League, na presin sfida shumë interesante