Sport

Serbia në fund të greminës, nuk iu ka mbetur tjetër pos një brohoritje “Kosovë është Serbi” – VIDEO

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Gjatë disfatës së Serbisë kundër Portugalisë, tifozët serbë në stadiumin “Rajko Mitić” vazhduan thirrjet diskriminuese në drejtim të Kosovës, duke brohoritur “Kosova është Serbi”.

Serbia pësoi disfatë më rezultat 4:2 në ndeshjen kundër Portugalisë, që u zhvillua sot në Beograd, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.

Megjithatë, mediumet serbe e theksuan atmosferën në stadiumin e njohur si Marakena, duke i lavdëruar tifozët për këto thirrje.

“Rreth 40 mijë spekatotorë erdhën në Marakena për t’i mbështetur futbollistët serbë në ndeshjen e tyre kundër Portugalisë”.

“Brohoritjet gjatë ndeshjes ishin spekaktolare dhe në një pikë Kosova u bë Serbi. Dëgjojeni këtë”, shkruar Kuriri serb.

Ndërkohë, Kosova sot siguroi fitore të madhe në ndeshjen kundër Republikës Çeke, duke triumfuar me rezultat 2:1 dhe duke i rritur gjasat që ta sigurojë kualifikimin në Kampionatin Evropian 2020.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv