Lajme

“Sen s’po m’vynë’, qytetari nga Klina refuzon të vaksinohet: Virusi është rrenë, mos u merrni me këto punë

Një qytetar në komunën e Klinës, publikisht ka bërë të ditur se refuzon të marrë vaksinën anti-COVID.

Madje në një intervistë për televizionin ATV, ai bën të ditur se dyshon edhe në ekzistencën e coronavirusit, shkruan Reporteri.net.

Klinezi shprehet se virusi është rrenë dhe nuk do ta marrë vaksinën kundër COVID-19 pa u bërë obligative.

“Unë a. jo valla. Pse mu? Jo, jo, s’jom vaksinu. S’e kam në plan bile. Sen s’është t’u më vyjtë. “, ka thënë ai.

Ai madje ka treguar se nuk frikësohet fare nga virusi.

“Jo more çfarë frike. Po kjo rrenë është, s’është realitet kjo po leje mos u merrni me këtë punë as ju as na. këta vetë e kanë ba këtë punë. Këta politikanët tonë edhe ata tjerët që janë ma të mdhaj se këta, po mos u merrni me këto punë. Hajt bacit këçyrni punët e juve ma mirë është. Pasha Zotin hiç. Veç që thotë shteti e s’kam çare se s’e kam njet bile.”, është shprehur ai.

Postime të ngjajshme
Lajme

‘Amerika merr në dorë komplet situatën’

LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

Lajme

U mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, ja për çfarë u diskutua

Lajme

Tragjike: Vetura del nga rruga dhe bie në lumë, një i vdekur dhe dy të lënduar